Lakers i japin fund serisë negative të rezultateve

I janë rikthyer fitoreve.
Pas një serie të rezultateve negative, Lakers i janë rikthyer fitoreve.
Skuadra nga Los Angelesi ka arritur të triumfojë në udhëtim ndaj Minnestoa Timberwolvers, me rezultat të ngushtë 103-108.
Edhe në këtë ndeshje – si në shumë të tjera, më i miri në parket ishte Lebron James.
“King James” shënoi 26 pikë, asistoi pesë herë, ndërsa regjistroi shtatë kërcime.
Paraqitje të mirë zhvulloi edhe Malik Mong, i cili ndihmoi skuadrën me 22 pikë dhe një asistim.

Në anën tjetër, te skuadra vendase, më i dalluari në parket ishte Naz Reid. Ai shënoi 23 pikë, asistoi dy herë dhe bëri 11-të kërcime.
Përkundër kesaj fitore, Lakers gjenden në vendin e shtatë të Konferencës Perëndimore. Një problem i madh që i ka përcjellur gjatë tërë sezonës deri më tani – është fati i keq me lëndime.
Fillimisht, i lënduar ishte James, ndërsa tqë një kohë jashtë parketit po qëndron Anthony Joshua.
Kjo skuadër deri më tani ka arkëtuar 19-të fitore dhe është mposhtur po aq herë.
Kurse, Timberwolves gjenden në vendin e nëntë – me 16-të fitore dhe 20 humbje./Shqip.com
