Lakers fiton në kohën shtesë dhe siguron play-off-in

Janë zhvilluar dy ndeshje të Play In në NBA. Miami ka fituar ndaj Atlanta 116-105, ndërsa LA Lakers ndaj Minnesota 108-102.
Ndonëse Minnesota ishte duke fituar me 15 pikë epërsi, Lakers e përmbysën dhe 1.4 sekonda para fundit të takimit me tre pikëshin e Dennis Schroder kaluan në epërsi 98-95.
Por, edhe më dramatike u bë ndeshja kur Conley gjatë tentimit për tri pikë u pengua në mënyrë të palejueshme nga Anthony Davis, për t’i fituar tri gjuajtje të lira, 0.1 sekonda para mbylljes së ndeshjes.
Nga të tri gjuajtjet Conley ishte i saktë duke e çuar duelin në vazhdime pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 98-98.

Në vazhdime Lakers fituan 108-102 dhe u kualifikuan në Playoff të Konferencës Perëndimore ku do të takohen me Memphis, ndërsa “Ujqit” e kanë edhe një mundësi për kualifikim, pasi ndeshen me fituesin e duelit tjetër të Play In, New Orleans – Oklahoma.
Njëjtë qëndron situata edhe në Konferencën e Lindjes, ku Atlanta me fitoren e sotme siguruan kualifikimin në Playoff për t’u ballafaquar me Boston, ndërsa Miami ndeshet me fituesin e takimit Toronto – Chicago.
/Shqip.com