Rozë

Lajmi se mohoi origjinën u bë viral, reagon Jehona Dreshaj

Jehona Dreshaj

Motra e këngëtares shqiptare, Afërdita Dreshaj, Jehona është duke e zhvilluar karrierën e saj si modele në Amerikë.

Së fundi ajo ka renë pre e kamerës së fshehur nga një djal i ri që është aktiv në rrjetin social TikTok.

Ajo çfarë mori vëmendjen është se Jehona mohoi origjinë e saj duke mos treguar që është shqiptare, duke thënë se është nga Detroid.

Intervista e shkurtër e saj u bë virale në rrjet për një kohë të shkurtër duke marrë komente të shumta negative.

Në një video të postuar nga media shqiptare, një komentues shkruan: “Ai nuk e pyeti për nacionalitetin, e pyeti nga je çfarë qyteti dhe ajo u përgjigj perfekt”.

Ky koment i ka rënë në sy edhe Jehonës e cila e mbështeti duke iu përgjigjur me emojin e një duartrokitjeje, pra modelja nuk ka dashur të mohojë origjinën e saj, por vetëm e ka treguar vendin se ku jeton.

Ndryshe Jehona ka vite që jeton në Amerikë. Ajo fillimisht ka jetuar më Aferditën, por që kjo e fundit tashmë është duke jetuar në Kroaci te familja e burrit të saj, me të cilin ka edhe një djalë./SHQIP.com