Ziadin Sela rikthehet në krye të Aleancës për Shqiptarët, shkarkohet Arben Taravari
Kongresi i sotëm i Aleancës për Shqiptarët i mbledhur në Shkup ka votuar për shkarkimin e Arben Taravarit nga kreu i partisë dhe rikthimin në krye të ish-kryetarit të kësaj partie, Ziadin Sela.
Në fjalimin e tij para anëtarëve të Kuvendit, Sela tha se “kjo çfarë ka ndodhur ishte një mësim për ta”, ndërsa tha se “kundërshtarët nuk kanë ardhur sot ngase ju mungonin argumentet”.
“Prandaj sot nuk janë këtu sepse nuk kanë fytyrë që të paraqiten sepse zotimet që i kanë marrë i kanë shkelur të gjitha me radhë. Ne do të vazhdojmë të fortë të fuqishëm”, tha Sela.
Me 591 vota është shkarkuar Arben Taravari nga kreu i ASH-së. Taravari është shkarkuar sot në kongresin e 4 i cili u mbajt në Shkup.
Shkarkimi i tij nga kreu i ASH-së erdhi pasi Arben Taravari vazhdoi rrugën e tij me opozitën shqiptare duke mos dhënë llogari para partisë dhe kryesisë së partisë.
Nga ana tjetër, Arben Taravari ka shpallur kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut me opozitën shqiptare që tani quhet VLEN.
/Shqip.com