Sport Shqiptar

LAJMI I FUNDIT: Zana Avdiu paditet në gjykatë nga futbollisti kosovar

Aktivistja Zana Avdiu është paditur në gjykatë nga ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Liridon Leci, shkruan Shqip.com.

Avokati Nasuf Hasani ka njoftuar se është dërguar padia në gjykatë derisa e ka postuar një fotografi me Lecin.

“Liridon Leci, sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar në gjykatë sa i përket parashtrimit të padisë për fyerje ndaj Zana Avdiut!”, shkruan Hasani, përcjell Shqip.com.

Avdiu gjatë një debati televiziv shpërtheu në debat me Lecin duke e krahasuar me serbët.

Krejt kjo ndodhi pas postimit të Zana Avdiut në “Facebook” në lidhje me reagimet e Granit Xhakës në ndeshjen Serbi – Zvicër ku kosovari pas provokimeve të shumta ua tregoi me dorë organin gjenital futbollistëve serbë në bankën rezervë.

/Shqip.com