Sport Ndërkombëtar

Lajmi i fundit: Tuchel sharkohet nga Chelsea

Thomas Tuchel

Rezultatet i munguan – në këtë sezon dhe tashmë misioni i tij në Londër – ka përfunduar.

Chelsea e ka shkarkuar trajnerin gjerman, Thomas Tuchel.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

Starti i dobët në Premierligë dhe humbja në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagreb – duket që e “mbushën kupën” dhe pronarët e Chelseat nuk patën më durim.

Tuchel – ishte emëruar trajner i këtij ekipi – në vitin 2020, teksa arriti që ta fitonte Ligën e Kampionëve.

Por, në këtë sezon gjërat nuk po i ecnin sipas planeve.

Nga gjashtë xhiro të zhvilluara në elitën e futbollit anglez – Chelsea ka grumbulluar vetëm dhjetë pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë.

Pesë herë kampionët e Anglisë – kanë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro në këtë merkato të verës – më shumë se çdo ekip tjetër./Shqip.com