Sport Ndërkombëtar

Lajmi i fundit: Pogba do të operohet

Paul Pogba

Një lajm aspak i mirë ka mbërritur në kampin e Juventusit.

Paul Pogba do të operohet – në meniskusin e gjurit të djathtë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Fabrizio Romano – përmes një postimi në Twitter.

“Lajm i keq për Paul Pogba. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni në meniskun në gjurin e djathtë – ka vendosur sot stafi i Juventusit bashkë me Paul”, ka shkruar Romano.

Pogba – ishte lënduar në stërvitje me skuadrën italiane dhe nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në këtë sezon.

Ndërsa, nuk dihet ende sa gjatë do të mungojë.

Shtatgjati ishte larguar nga Torino në vitin 2016 – për në Manchester United.

Asokohe – “Djajtë e Kuq” kishin paguar për shërbimet e tij 100 milionë euro.

Ndërsa, në Juve u rikthye si transfer i lirë – duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2027./Shqip.com