Lajmi i fundit / Klinaku: Gjykata Speciale sot ka arrestuar Fahri Fazliun, në luftë ai ishte 8 vjeç
U.D i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e Bahri dhe Fahri Fazliut.
Klinaku ka thënë se ai ishte 8 vjeç gjatë luftës.
“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar.”
Klinaku ka thënë “krimi që po e bën ZPS do t’i kthehet bumerang asaj vet”.
“Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh.”
/Shqip.com