Sport Ndërkombëtar

LAJMI I FUNDIT: Federata e dënon me dy vite ndalesë gjyqtarin kosovar me pretekstin se ka tentuar të manipulojë një ndeshje

Gjyqtari kosovar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Ilir Krasniqi, është dënua me dy vite ndalesë referimi.

Komisari i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani, e ka dënuar gjyqtarin ndërkombëtar Ilir Krasniqi.

Lajmi konfirmohet nga Faqja zyrtare e Hendbollit e Kosovës, shkruan Shqip.com.

“Dënohet gjyqtari Ilir Krasniqi me 200 euro gjobë dhe 2 vite mos ushtrim të asnjë veprimtarie në kuadër të FHK-së.  Arsyetim i Komisari i Garave mori vendim duke u mbështetur në fletëparaqitjen e KH Rahovecit, ku u konstatua se gjyqtari Ilir Krasniqi përmes rrjeteve sociale tentoi të manipuloj ndeshjen Rahoveci – Vushtrria. Kjo bie në kundërshtim me rregullat në fuqi të FHK-së dhe kodin etik të FHK-së. Gjyqtari në fjalë ka tentuar të manipuloj ndeshjen në fjalë duke premtuar favore në kuadër të detyrës zyrtare që ka”, shkruhet mes të tjera në buletinin e FHK-së.

Krasniqi tash e disa vite referon edhe në arenën ndërkombëtare.

/Shqip.com