Sport Ndërkombëtar

LAJMI I FUNDIT: Cristiano Ronaldo sërish në Real Madrid, zbulohen detaje të kontratës

Ylli i futbollit portugez, Cristiano Ronaldo, pritet që të firmos kontratë me gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Gazetari i specializuar për tranafere, Fabrizio Romano zbulon se kontrata do të nënshkruhet për 72 milionë euro, shkruan Shqip.com.

Ronaldo edhe më parë ka qenë pjesë e Realit ku i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm.

Ai javë më parë u largua nga Manchester United mes shumë polemikave.

Portugezi 37-vjeçar dështoi këtë muaj që ta fitojë Kampionatin Botëror me Portugalinë në Katar.

/Shqip.com