Lajme

Lajmi i fundit / Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Është arrestuar 21-vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tashmë është ndaluar për 48 orë.

Agron Gashi

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda   është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Gashi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka plagosur me armë zjarri tre persona në Pejë.

/Shqip.com