Lajme

Alarm për bombë te QTU. Reagon Policia e Tiranës

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik mesditën e sotme në qendrën tregtare QTU.

Sipas informacioneve paraprake, alarmi është dhënë përmes një telefonate anonime, çka ka vënë në lëvizje menjëherë strukturat e sigurisë.

Burime për Shqip.com bëjnë me dije se, për arsye sigurie, është bërë evakuimi i menjëhershëm i stafit dhe klientëve që ndodheshin brenda ambienteve të qendrës tregtare.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar perimetrin, ndërsa pritet ndërhyrja e njësive speciale për kontroll të detajuar të ambienteve.

Por alarmi rezultoi fals. Policia e Tiranës në një reagim tha se në ambientet e QTU nuk u gjet asgjë e kundraligjshme.

/Shqip.com