Sport Ndërkombëtar

Lajme të mira për Milanin – në prag të ndeshjes ndaj Torinos

Theo Hernandez

Në prag të ndeshjes ndaj Torinos, në kampin e Milanit kanë arritur dy lajme të mira.

Skuadrës i janë bashkangjitur Theo Hernandez dhe Franck Kessie, shkruan Shqip.com.

Rikthimi i Kessies në mesfushë do të jetë një ndihmë e madhe, sidmos në këtë kohë kur orari i ndeshjeve është tejet i ngjeshur.

No international duty for Kessie: Rehabiliation and contract negotiations  at Milan - Football Italia
Franck Kessie

Ndërsa edhe Theo në krahun e majtë do jetë një pikë shtesë për repartin sulmues, për shkak të shpejtësisë dhe harkimeve në zonën e rreptësisë.

Ndërsa, për ironinë e fatit, pikërisht futbollisti që e zëvendësoi Theo Hernandezin sa ishte pozitiv me COVID-19, Ballo Toure, nuk do jetë i gatshëm për lojë.

Ndeshja ndaj Torinos do zhvillohet sonte me fillim nga ora 20-45, në “San Siro”.

Momentalisht, rosonerët gjenden në pozitën e dyë në Serie A, me 25 pikë, aq sa ka edhe Napoli që është lider, por me golaverazh më të mirë./Shqip.com