Sport Shqiptar

Lajme të mira për Barcelonën – para përballjes me Frankfurtin

Barcelona gjatë stërvitjeve

Lajme të mira kanë arritur në kamptin katalunas – në prag të ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt – në kuadër të Europaligës.

Sergino Dest, Gerard Pique dhe Memphis Depay po raportohet se janë rikthyer në stërvitje.

Të tre kanë pasur probleme me lëndime, teksa nuk dihet nëse do jenë të gatshëm për lojën e nesërme.

Takimi i parë në Gjermani – kishte përfunduar me rezultat 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për një kualifikim tutje.

Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez – po kalon formë tejet të mirë.

Blaugranët nuk dijnë për humbje në 14-të ndeshjet e fundit.

May be an image of 6 people, people standing and outdoors
Momente nga stërvitja e sotme

Pas 30 xhirove të zhvilluara në La Liga, Barça gjendet në vendin e dytë me 60 pikë të grumbulluara.

12-të prapa Real Madrid që është lider, por madrilienët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Shqip.com