Lajme

Lajm i rëndësishëm për bujqit e fermerët e Kosovës – hapen aplikimet për grante

Qeveria e Kosovës bën kompensimin e dëmeve në bujqesi

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar sot se ka hapur periudhën e aplikimit për grante për vitin 2022.

Investimet në kuadër të këtij program kapin vlerën mbi 26 milionë euro.

“Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Thirrjet për aplikim janë hapur për:

– Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”,

– Masën 3 ,”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”,

– Masën  7 “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve”,

– Masën 5 “Përgatitja zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”. 

Ndryshe, periudha e aplikimit për masat e shpallura sot (07 korrik), do të jetë e hapur deri më 08 Gusht 2022, në orën 16.00./SHQIP.com