Sport Ndërkombëtar

Lajm i mirë për Leart Paqaradën

Vendimi për ndalimin e transferimeve të Kolnit është pezulluar deri në një vendim tjetër.

Kështu është njoftuar këtë të premte klubi gjerman nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Kësisoj, Leart Paqarada do të mund t’i bashkohet Kolnit që prej verës, pas përfundimit të sezonit aktual.

Reprezentuesi i Kosovës, që po aktivizohet te St Pauli, ishte zyrtarizuar te klubi i Bundesligës në janar të këtij viti.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

/Shqip.com