Lajm i keq për Manchester United
Publikuar:
(12.04.2023 13:19:40)

Marcus Rashford do t’i mungojë Manchester Unitedit në disa ndeshje, ndërsa ai po rikuperohet nga një lëndim në muskul.
Rashford u lëndua në fitoren 2:0 të United kundër Evertonit të shtunën, dhe pritet të mungojë nesër në ndeshjen e çerekfinales së Ligës së Evropës kundër Sevillas në “Old Trafford”, por edhe në disa ndeshje të tjera.
United ka njoftuar se Rashford nuk do të jetë i gatshëm për disa ndeshje, por pritet të rikthehet në pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo do të jetë një goditje e madhe për trajnerin Erik Ten Hag, pasi që ylli anglez e ka gjetur rrjetën plot 28 herë këtë sezon, dhe është njëri nga lojtarët kyç të United.
/Shqip.com