Sport Shqiptar

Lajm i keq për Kombëtaren e Shqipërisë

Roma ka konfirmuar se mbrojtësi Marash Kumbulla i është nënshtruar me sukses një operacioni për shërimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë.

Qendërmbrojtësi shqiptar 23-vjeçar u detyrua të dilte nga fusha vetëm 15 minuta pas barazimit 1-1 të “Giallorossëve” me Milanin në fund të prillit.

Roma është jashtëzakonisht e pafat me lëndime dhe ky sezon nuk ka qenë ndryshe, me skuadrën që humbi të huazuarin e Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum, i cili theu këmbën menjëherë pas mbërritjes së tij verën e kaluar.

Siç njoftoi Roma, Kumbulla do të jetë jashtë fushës për disa muaj pasi iu nënshtrua një operacioni sot për të shëruar ligamentin e kryqëzuar të përparmë.

Lëndimi mund të shënojë fundin e vitit 2023 për Kumbullën, që gjithsesi është lajm i keq edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

/Shqip.com