Sport Ndërkombëtar

Lajm i keq për Barcelonën

Barcelona ka mbyllur pjesën e parë të kampionatit si kryesuese dhe e vetmuar. Por për skuadrën e Xavit do të jetë një detyrë e komplikuar të ruajë këtë pozicion duke marrë në konsideratë mungesat që ka.

Atyre u është shtuar sot ajo e Ousmane Dembele, i cili raportohet se ka një dëmtim në këmbë që e lë jashtë fushave të lojës për rreth një muaj. Barcelona doli me një komunikatë zyrtare ku theksonte se lojtari kishte një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë, teksa në këtë mënyrë qetësonte tifozët se francezi nuk kishte këputje që mund të çonin drejt ndërhyrjes kirurgjikale.

Por nga ana tjetër, mediat spanjolle kanë bërë të ditur se dëmtimi është serioz dhe do ta lërë atë jashtë fushës për rreth një muaj, teksa do të mungojë në të paktën tre ndeshje të kampionatit, ndeshjen e parë në fazën me eliminim direkt në Ligën e Evropës si dhe gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Për këtë të fundit, nëse shorti nuk e vendoste përballë Real Madrid, që do të shtynte këtë përballje në një datë tjetër për shkak të kalendarit të ngjeshur të madrilenëve.

/Shqip.com