Lajme

Lajçaku takon Nulandin: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog

Emisari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter tha se ata diskutuan për situatën e krijuar në veri dhe për mënyrën e daljes nga kriza.

“Kemi ndarë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes. Ranë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Lajçak.

Kujtojmë se Lajçak dhe emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, kanë thënë se secila palë që refuzon kthimin në dialog do të ketë pasoja.

/Shqip.com