Lajme

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet me pajtimin e të dy palëve

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

Ai bashkë me delegacionin e tij, pas takimit që pati me kryetarin mitrovicas, Bedri Hamza, është parë të ecte edhe nëpër Urën e Ibrit.

Lajçak ka thënë që Ura e Ibrit, duhet të hapet vetëm me pajtimin e të dy palëve.

Në mëngjes Lajçak është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm të dialogut.

/Shqip.com