Lajme

Lajçak udhëton nga Berlini për në Londër, merr konsultime për dialogun

Përfaqesuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell (majtas), dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Ohër, më 18 mars 2023. Foto: AFP
Përfaqesuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell (majtas), dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Ohër, më 18 mars 2023. Foto: AFP

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se dje ka qenë në Berlin të Gjermanisë.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.

“Pas një dite intensive në Berlin dje e mbushur me takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkroi ai në Twitter.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka njoftuar se javën tjetër do të ketë një takim mes palës kosovare dhe serbe në Bruksel për të diskutuar rreth fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, të arritur më 18 mars në nivel negociatorësh.

/Shqip.com