Lajçak takon dy senatorë amerikanë, flasin për dialog dhe shtensionim në Veri
Publikuar:
(21.06.2023 22:19:13)

I Dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me senatorët amerikanë, Chris Van Hollen dhe Chris Murphy.
“Ndamë vlerësimin e përbashkët për situatën dhe u pajtuam se është e nevojshme për shtensionim dhe kthim në procesin e dialogut dhe normalizim”, është shprehur Lajçak duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë.
I dërguari evropian ka theksuar se të dy senatorët përcjellin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
/Shqip.com