Lajme

Lajçak takohet me Vuçiqin: Diskutim i gjatë dhe i vështirë, dhuna duhet të shmanget

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë të ditur se diskutimi mbrëmë me presidentin serb, Aleksadër Vuçiq ishte i vështirë.

Ai tha se u pajtuam që të gjitha marrëveshjet duhet zbatuar dhe të shmangët dhuna.

“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë me@predsednikrs@avucic mbrëmë. Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet shmangur. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

Ndryshe, dje gjatë ditës krerët e Listës Serbe kanë mbajtur konferencë bashkë me drejtorin e suspenduar të Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, ku kanë treguar se pasnesër do të kenë protestën e parë.

Goran Rakiq ka thënë se protesta do të jetë jo e dhunshme, por “nuk dihet në çfarë do të kthehet”.

/Shqip.com