Lajme Ballkan

Lajçak takohet me presidentin e Serbisë, jep detaje të bisedës

Përfaqësuesi special evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka zbarkuar në Beograd në përpjekjen e re të Brukselit për organizimin e një takimi të nivelit të lartë.

Lajçak ka njoftuar se sot përmes platformës “X”, së është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, me të cilin thotë se ka pasur një bisedë thelbësore lidhur me takimin e radhës të nivelit të lartë që BE synon ta mbaj në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 4 komunat veriore të Kosovës.

Gjithashtu, Lajçak ka treguar se kanë folur edhe për zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut.

/Shqip.com