Lajme

Lajçak takohet me Kurtin “për t’u përgatitur në detaje për takimin e 2 majit”

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin Albin Kurti, për t’u përgatitur për takimin e 2 majit në Bruksel.

Lajçak tha gjatë qëndrimit në Vjenë ka folur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ndikimin në rajonin e gjerë gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Webster.

“Në Bruksel, pata një nga shkëmbimet e mia të rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët ndjekin nga afër rajonin dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Javën time e mbylla me diell, mora pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në qytetin antik të Delfit. Greqia, si një fqinj i Ballkanit, e njeh dhe e kupton mirë rajonin dhe prandaj forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes së rajonit. E informova mikun tim të mirë, ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias për zhvillimet e fundit të dialogu. U takova me kryeministrin Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

/Shqip.com