Lajme

Lajçak: Propozimi i Ekipit Menaxhues, pikënisje për diskutimet e mëtejshme për Asociacionin

Miroslav Lajçak / Foto – TASR
Miroslav Lajçak / Foto – TASR

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se drafti i paraqitur nga ekipi menaxhues, është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme.

“Ngjarja më e madhe e javës ishte padyshim takimi i dialogut të nivelit të lartë i organizuar nga Josep Borrell dhe i asistuar nga unë, i cili u zhvillua të martën e kaluar. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar një çështje vendimtare të personave të zhdukur”, ka shkruar Lajçak.

Këto komente ai i ka bërë pas takimit me Sekretaren e Shtetit Zviceran, Livia Leu, me ç’rast kanë biseduar në lidhje me zhvillimet në rajon.

Tutje, Lajçak ka thënë se është i që të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të sqaruar vendndodhjen e njerëzve që u zhdukën gjatë luftës.

“Ne mirëpresim miratimin e palëve të deklaratës për personat e zhdukur dhe presim që ato të bëjnë përparim në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur. Kjo jo vetëm që do t’i ndihmojë familjet e tyre të gjejnë paqe, por edhe do të avancojë normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse drafti i parë i prezantuar nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, është një pikë e rëndësishme fillestare për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve”.

/Shqip.com