Lajme

Lajçak: Propozimi i BE-së, flet për normalizim, jo ​​për një lloj kapitullimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është në Serbi për një vizitë dy-ditore.

Për mediumin serb, Lajçak ka thënë se plani i Bashkimit Evropian është për normalizim dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Lajçak ka folur edhe për parakushtet për një marrëveshje duke përmendur edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ndërsa, për takimin në Ohër,Lajçak thotë se pret që dakordim për një marrëveshje e cila tashmë ka një plan të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

/Shqip.com