Lajme

Lajçak: Procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim

Miroslav Lajçak

Pas zhvillimet të takimeve në Prishtinë e Beograd, me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka ardhur edhe reagimi nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmës një postimi në Twitter Lajçak ka thënë se procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Sot, së bashku me këshilltarët e lartë të politikës së jashtme të Presidentit francez dhe kancelares gjermane, pata diskutime të rëndësishme të thelluara me Kryeministrin @albinkurti dhe@predsednikrs@avucic,për të eksploruar opsionet për përparim në Dialog. Procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim” ka shkruar Lajçak.

Lexo edhe:
Kurti pas takimit me Lajçak: Njohja reciproke të jetë në qendër të dialogut

Ndërsa Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

Foto nga takimi Kurt- Lajçak

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot në fillim të bisedimeve me negociatorët e BE-së në Beograd se nuk do të ketë njohje të Kosovës.

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jo dorëzim! Rroftë Serbia, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram” ka thënë Vuçiq.

Foto nga takimi Vuçiq-Lajçak

Ndryshe, Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

Lexo edhe:
Vuçiq: Nuk do të ketë njohje të Kosovës

Pas angazhimeve të tyre diplomatike, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse nga të dyja anët./Shqip.com