Lajme

Lajçak pret Bislimin e Petkoviqin, temë marrëveshja e Ohrit dhe aktualiteti

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai në një postim në twitter tha se në këtë takim pritet që të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente.

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, tha Lajçak.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër, por nënshkrim nuk ka pasur.

/Shqip.com