Lajme

Lajçak për takimin me Listën Serbe: Theksuam nevojën që serbët të marrin pjesë në zgjedhje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak pas takimit me Listën Serbe, tha se ka theksuar nevojën e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, tha se nuk mund të arrihet asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës pa “popullatën e prekur”.

“Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, ka shkruar ai në Tëitter.

Lajçak ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmanin, ku i ka kërkuar asaj gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.

/Shqip.com