Lajme

Lajçak paralajmëron pasoja nëse nuk pranohet dokumenti franko-gjerman

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar pasoja për palën që do ta kundërshtoj planin e njohur ndryshe si ‘Dokumenti franko-gjerman’.

“Jemi duke zhvilluar këto diskutimet ndaras me palët, por kur t’i bashkojmë do të presim që natyrisht të pranojnë planin dhe ta zbatojnë natyrisht. Pra të sigurohemi që ajo që të nënshkruhet, të zbatohet”.

Ai ka thënë se nëse njëra palë dakordohet dhe tjetra jo, do të jetë bashkësia ndërkombëtare që do të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe do ta mbështesë njërën palë ose do të zvogëloj mbështetjen për palën tjetër.

“Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i të premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë kisha thënë. SHBA-ja, BE-ja dhe tri shtetet nuk do të kishin ardhur këtu për asgjë”, ka shtuar ai.

Lexo edhe:
Kurti darkon me ambasadorët në Prishtinë

Aktualisht në një nga restorantet në Prishtinë po mbahet një takim mes kryeministrit Kurti dhe disa ambasadorëve të akredituar në vendin tonë.

/Shqip.com