Lajme

Lajçak: Nuk detyrojmë Kosovën të pranojë diçka kundër sistemit të saj ligjor

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se udhëzimi i Kushtetueses është i qartë dhe Asociacioni duhet të themelohet duke marrë parasysh gjetjet e kësaj gjykate.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pothuajse e di përmendsh dhe thotë se Asociacioni duhet të themelohet dhe që akti ligjor nga qeveria duhet të marrë parasysh gjetjet nga ana e kësaj gjykate. Kështu që mendoj që konkluzat janë të qartë, vendimi thotë që duhet themeluar dhe statuti Asociacionit dhe akti ligjor i qeverisë duhet të marrin parasysh konstatimet e Gjykatës, mendoj se udhëzimi është shumë i qartë”, theksoi ai.

Emisari i BE-së, tha se nuk duan që ta detyrojën Kosovës që të pranojnë asgjë.

Unë mendoj se Kosova është multietnike, po flasim për Asociacionin, nuk mendoj se ka një komunë të vetme monoetnike, ka shqiptarë që jetojnë në veri të Kosovës, ne duam të aplikojmë modele evropiane, ne nuk duam ta detyrojmë Kosovën të pranojë asgjë që do të ishte kundër funksionalitetit të saj dhe kundër sistemit të saj ligjor, pse do të bëjmë këtë”, tha ai për RTK.

/Shqip.com