Lajme

Lajçak nga Brukseli diskuton skenarët e mundshëm të tensioneve në Veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me Gjeneral Majorin Ristuccia.

Lajçak ka shkruar në platformën “X” se me komandantin e KFOR-it ka biseduar edhe për vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme në Veri.

Po ashtu, ai e ka falënderuar atë për rëndësinë që e ka KFOR-i në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

”I mirëpritur @NATO_KFOR Komandanti Gjeneral Major Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

KFOR-i është i ngarkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ofrojë siguri në Kosovë.

Gjatë tensioneve në Veri, disa pjesëtarë të këtij misioni janë sulmuar nga protestuesit e dhunshëm serbë.

/Shqip.com