Lajme

Lajçak nesër viziton Prishtinën, në mëngjes takohet me Kurtin

Pamje nga takimi i kryeministrit Kurti me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Pamje nga takimi i kryeministrit Kurti me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nesër (e enjte) viziton Kosovën.

Emisari evropian në Prishtinë ku do ketë takime me udhëheqësit institucional siç është kryeministri Albin Kurti.

Po, kryeministri Kurti nesër në mëngjes do të takohet me emisarin Lajçak”, ka thënë për Shqip.com zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e Lajçakut pas zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri të vendit më 23 prill, të cilat u bojkotuan nga serbët e atyre komunave.

Po ashtu, më 28 prill kuvendi komunal në veri të Mitrovicës, mori vendim që t’i kërkoj institucioneve qendrore hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim edhe të makinave.

Ishte vetë Lajçak që e quajti këtë veprim si të hershëm “Nuk është koha e duhur për hapjen e Urës në Mitrovicë” deklaroi ai gjatë një Forumi Ekonomik të mbajtur në Greqi.

/Shqip.com