Lajme Ballkan

Lajçak merr mbështetje nga ambasadorët BE-së në Kombet e Bashkuara për përpjekjet në dialogun Kosovë – Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vizituar ambasadorët evropianë në New York, transmeton Shqip.com.

Në këtë takim ai ka marrë mbështetje të plotë për përpjekjet e tij për përparim në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Miroslav Lajçak në takim me ambasadorët evropianë në Kombet e Bashkuara.

“Faleminderit Miroslav Lajçak për shkëmbimet e shkëlqyera me ambasadorët e BE-së në nisje të vizitës në Kombet e Bashkuara. Mbështetje e plotë për përpjekjet tuaja për përparimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Lexo edhe:
Kurti tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin, Merkelin dhe Macronin

Samiti BE-Vendet e Ballkanit Perëndimor i kësaj jave shfaqi angazhimin e fortë të BE-së për partnerët tanë të afërt”, thuhet në qëndrimin e Delegacionit Evropian në Kombet e Bashkuara./SHQIP.com