Lajme

Lajçak: Më vjen mirë që Kosova pranoi propozimin e BE-së

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i lumtur me faktin se Kosova e ka pranuar propozimin e BE-së.

Ai përmes një reagimi në Twitter ka thënë se do të vazhdojnë diskutimet në një nivel më të lartë.

“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe për në Beograd që të bëjë të njëjtën gjë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lexo edhe:
Kurti: Ne e pranojmë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do ta konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Lajçakun. Kur them e hapur, këtë e mendoj vërtetë. Më keni kuptuar të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Lexo edhe:
Vuçiqi njofton për takimin me Lajçakun

I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Lajçak tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

/Shqip.com