Lajme

Kurti: Ne e pranojmë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do ta konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Kurti ka thënë se disa pyetje mbi garancitë ndërkombëtare, mekanizmat e zbatimit dhe renditjen kohore do të trajtohen së shpejti gjatë bisedimeve në Bruksel.

“Disa pyetje mbi garancitë ndërkombëtare, mekanizmat e zbatimit dhe renditjen kohore do të trajtohen së shpejti gjatë bisedimeve në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit europian na bëjnë me shpresë”.

Lexo edhe:
Lajçak tregon se çka diskutoi sot me Kurtin

Në anën tjetër, Lajçak tha se arsyeja e vizitës në Kosovë dhe ajo e takimit me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.

I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

/Shqip.com