Lajme

Lajçak lajmërohet sot për takimin me Vuçiqin: E vlerësoj përkushtimin e tij, bisedimet do vazhdojnë

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se bisedimet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq do të vazhdojnë.

Ai këtë postim në Twitter e ka bërë sot në mëngjes pas bisedimeve, të cilat i quajti të vështira, që pati mbrëmë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Pas një raundi të dytë diskutimesh mbrëmë vonë, shpresoj se jemi në rrugën e duhur. E vleresoj  përpjekjen e sinqertë të Vuçiq për të mbështetur një zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, shkroi Lajçak.

Lajçak mbrëmë tha se diskutimi me Vuçiqin ishte i vështirë edhe pse atë e cilësoi si “të përgjegjshëm”.

Po ashtu sot gjatë ditës se djeshme Lajçak dhe Escobar kanë zhvilluar takim edhe me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë dhe gjatë ditës së djeshme gjatë qëndrimit në Kosovë kanë zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Shqip.com