Lajme

Lajçak: I kthehemi diskutimeve për normalizim, do të ketë takime

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përmes një adresimi për media, Lajçak tha se arsyeja që ai ndodhët në Prishtinë është që të kthehet diskutimi për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mund të diskutojmë thelbin dhe kjo është arsyeja se pse unë jam këtu që të rikthejmë diskutimi tonë në normalizim dhe të diskutojmë për hapin e ardhshëm të procesit që është i bazuar në letrën që e kemi propozuar këtu me 9 shtator. Ne përsëri dëshirojmë që ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe ne jemi duke punuar të kemi takime të niveleve të larta brenda pak javësh. Nuk ka kohë për të humbur”, tha Lajçak.

Tutje, Lajçak tha se me Kurtin kanë biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës.

Ndërsa, i pyetur për afatin që është përmendur që me gjasë të arrihet marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se nuk është njëri i afateve.

Kujtojmë se Lajçak ka qëndruar edhe në ditën e djeshme në Serbi ku kanë diskutuat për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Situata në veri të Kosovës ishte e tensionuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë në Kosovë të cilat cilësohen ilegale.

Në mosrespektim të vendimit të Qeverisë, u pezullua nga puna drejtori i policisë rajonale në veri. Me këtë, Lista Serbe kërkoi nga serbët që të dal nga institucionet e Kosovës duke përfshirë kështu edhe dorëzimin e mandatit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë me Listën Serbe, policët serb zhveshën uniformat e tyre e Gjykata Themelore në Mitrovicë mbeti vetëm me staf nga komuniteti shqiptarë.

Komunat veriore mbetën pa kryetarë pas dorëheqjeve të tyre, kurse zgjedhjet e jashtëzakonshme priten që të mbahen me 18 dhjetor atje.

Vlen të theksohet se për të dal nga kjo situatë, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Me anë të kësaj marrëveshje, Kosova anuloi zbatimin e masave të tjera të vendimit për targa ndërsa, Serbia u obligua që të moslëshojë më targa për serbët që jetojnë në Kosovë.

/Shqip.com