Lajçak flet rreth dialogut me kryediplomatët e dy vendeve mosnjohëse

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar përfaqësuesit e dy vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ratislav Kacer dhe atë të Spanjës, Jose Manuel Albares.
Lajçak ka njoftuar se në këto takime është diskutuar për përpjekjet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e fortë të Sllovakisë për të ardhmen e rajonit në BE.
Ndërkaq, në takimin me ministrin e jashtëm spanjoll, Lajçak ka thënë se ka diskutuar për nevojën e shpejtë për progres në dialog.
Gjatë ditës, gazetari i mediumit gjerman Frankfurter Allgemeine Zeitunge, Michael Martens, ka dhënë detaje rreth bisedave të pesëshes së emisarëve të dialogut me kryeministrin e vendit Albin Kurti.
Martens ka thënë se në mesin e kërkesave të Kurtit, ka qenë edhe ajo për marrjen e njohjes nga 5 vendeve të BE-së.
/Shqip.com