Lajme

Lajçak flet rreth dialogut me drejtues të KFOR-it dhe EULEX-it

Miroslav Lajcak dhe Angelo Michele Ristuccia
Miroslav Lajcak dhe Angelo Michele Ristuccia

I dërguari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet e sotme me liderët opozitarë në Kosovë.

Lajçak, theksoi se iu tregoi liderëve opozitarë se Bashkësia Ndërkombëtare do ta vendos Dialogun mbi politikën e përditshme.

“Në ditën e dytë në Kosovë, u takova me liderët e partive opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Bashkësia  Ndërkombëtare për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, mirëpriti në selinë e KFOR- it të dërguarin special të Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, me rastin e vizitës së tij në Kosovë.

E, shefi i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, Lars Gunnar- Wigemark, ka shkruar një cicërim në Twitter se tani është koha për të ecur përpara në dialog dhe për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

/Shqip.com