Lajme

Lajçak flet pas takimeve me Bislimin e Lajçakun: Patëm diskutime intensive për një sërë temash konkrete

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, thotë se ka pasur diskutime intensive me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Në një postim në rrjetin social “Twitter;, Lajçak ka shkruar se po zhvillohen diskutime për një sërë temash konkrete.

“Diskutime intensive me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq për një sërë temash konkrete po zhvillohen sot në Bruksel”, ka shkruar ai, duke mos bërë të ditur konkretisht se për çfarë temash është diskutuar.

Në këtë takim, i pari për këtë vit, u raportua se do të diskutohej për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat.

Ndërkohë, zyrtarët serbë patën paralajmëruar se përveç këtyre dy temave do të diskutohej edhe për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës./SHQIP.com