Lajme

Lajçak do të takohet sot me Kurtin

Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi special evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, sot do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Ky takim do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 14:30.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Fjalimi për media i Lajçak është planifikuar për të mërkurën, datë 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirislav Lajcak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Lajçak do të realizoj një vizitë tre ditore në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Zyra e BE-së në Kosovë, përveç takimit me Kurtin, gjatë këtyre ditëve diplomati sllovak do të takohet edhe me liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Vizita e Lajçak u tha se mund të jetë edhe në kuadër të përgatitjes së një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, i cili është paralajmëruar se mund të ndodhë së shpejti./Shqip.com