Lajme

Lajçak dje takoi edhe Bislimin, tregon kërkesën urgjente për institucionet e shtetit

Pamje nga takimi i emisarit Lajçak me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka qëndruar dje për vizitë në Kosovë ku ka takuar krerët e shtetit.

Pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Osmani, Lajcak është takuar edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Lajçak përmes rrjetit Twitter ka njoftuar se në takimin me Bislimin ka kërkuar që të përfshihet si nevojë urgjente zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë.

“Me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociator të Dialogut @BislimiBesnik

Diskutova një sërë çështjesh të tjera urgjente në axhendën e Dialogut, duke përfshirë nevojën urgjente për të zbatuar plotësisht Udhërrëfyesin e Energjisë”, ka shkruar emisari Lajçak

Kurse, dje pas takimit me Kurtin, emisari i BE-së në një prononcim të shkurtër para gazetarëve ka treguar se takimi i kishte plotësuar pritjet e tij për të ditur se cilat janë kërkesat e Kosovës sa i përket Aneksit të Implementimit.

Në fillim të javës tjetër, Lajcak do të vizitojë edhe Beogradin për të diskutuar rreh Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.

/Shqip.com