Lajme

Lajçak bisedon me britanikët për dialogun – në tryezë edhe harta e Ballkanit

Lajçak bisedon me britanikët për dialogun – në tryezë edhe harta e Ballkanit

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në Londër.

Gjatë qëndrimin në Lodër, Lajçak ka zhvilluar takim me ministrin për Evropën në Britani të Madhe, Leo Docherty dhe të dërguarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

“Pata sot një ditë të plotë me takime produktive në Londër për të shkëmbyer qëndrime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me ministrin për Evropën në Britani të Madhe, Leo Docherty, me mikun tim të dashur Lordin Peach dhe ekipin e Zyrës së Jashtme, të Commonëealth dhe të Zhvillimit”, ka shkruar Lajçak.

Ajo çka vërhet në foton e publikuar në foton e publikuar nga Lajçak është harta e Ballkanit.

/Shqip.com