Lajme

Lajçak: Besimi në nivel të ulët, diskutimet më të gjata pritet t’i marrë Asociacioni

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka pranuar se në takimin e fundit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq kishte shumë mospajtime.

Megjithatë, kanë thënë se takimi mes dy liderëve ka qenë të angazhuar në arritjen e marrëveshjes e cila tashme është e mbyllur dhe po punohet për të përcaktuar hapat për respektimin e saj.

Në një intervistë për Atlantic Council, Lajcak ka thënë se kryeministri Kurti ka propozuar që marrëveshja për dokumentin, të zyrtarizohet me nënshkrim në takimin e fundit, por se kjo ishte kundërshtuar nga BE-ja e cila e kishte quajtur të parakohshëm një hap të tillë, pasi fillimisht duhej të kishte dakordim për planin e zbatimit të saj.

Nënshkrimi i saj do të ndodh kur të ketë marrëveshje të plotë nga dyja palët.

Në pyetjen e gazetares rreth deklarimeve të presidentit serb për të mos pranuar nenin 4 të marrëveshjes dhe akuzat e Kurtit se po shkelet marrëveshja, Lajçak ka thënë se në takimin e  fundit u është kërkuar dy liderëve të që jenë të përmbajtur dhe të matur në komunikimin me publikun sepse kjo është një periudhë sensitive dhe që të mos prishet atmosfera në takimin e ardhshëm që do mbahet më 18 mars e cila pret të jetë e dobishme dhe konstruktive.

Ai ka paralajmëruar se do udhëtojë drejtë Prishtinë dhe Beogradit.

Lajçak ka thënë tutje se deri në takimin e radhës u ka kërkuar palëve që të bëjnë gati propozimet realiste dhe konstruktive bazuar në dokumentin që ua ka dorëzuar dy liderëve në takimin e fundit në Bruksel.

Lajçak ka thënë se marrëveshja e arritur nuk është për njohje të ndërsjellë, por për normalizim.

“Çdo marrëveshje që kemi arritur dhe që nuk është e fshehur duhet të implementohet. Marrëveshja për asociacionin është pjesë e marrëveshjës së Brukselit dhe që është nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në vitin 2013 dhe është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës. Ky është një obligim ligjor ndërkombëtar për Kosovën. Ne e kemi përsëritur në cdo dokument deri tash që të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen nga të dy vendet. I takon Kosovës dhe Serbisë se si do të dakordohen se si duhet të jetë asociacioni dhe nuk duhet të kemi frikë nga diçka që ende nuk është vënë në agjendë të dialogut. Ne po konsultojmë praktikat evropiane të asociacioneve dhe për këtë Kosova nuk duhet të ketë frikë”, ka thënë ai.

Lajçak ka thënë se janë duke shikuar 16 modele të ndryshme të asociacioneve.

Në lidhje me kërkesën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për të formuar Asociacion atje, Lajçak ka thënë se shqiptarët kanë të drejtat e tyre bazuar në marrëveshjen e Ohrit.

/Shqip.com