Kulturë

Lahaj këndon shqip në Elbphilarmonie të Hamburgut: Një ëndërr e imja u bë realitet

Tenori Rame Lahaj

Tenori i njohur kosovar Ramë Lahaj, po vazhdon të mbajë koncerte në skenat botërore.

Ramë Lahaj ka kënduar në Elbphilarmonie të Hamburgut, këngën në gjuhën shqipe “Bishtalecat palë-palë”, të cilën e ka cilësuar si ëndërr të realizuar.

“Një tjetër ëndërr e imja e madhe u bë realitet mbrëmë, në njërin prej koncerteve të mia të radhës me të madhin Placido Domingo”, ka shkruar Lahaj në Instagram.

Tutje, ai tha se kënga shqipe u mirëprit e u duartrokit fuqishëm në Elbphilharmonie – një nga sallat koncertale më prestigjioze në botë.

/Shqip.com