Kulturë

Lahaj: Ëndrra që Kosova të jetë skenë e ngjarjeve operistike në botë u realizua

Tenori Rame Lahaj

Tenori kosovar por i njohur ndërkombtarisht Ramë Lahaj, ka realizuar koncertin e sferave më të mëdha të operës në vend.

“Rame Lahaj International Opera Festival”, mblodhi shumë artistë të mëdhenj të përformojnë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se ëndrra e tij që Prishtina e Kosova të kthehen në një nga skenat e rëndësishme të ngjarjeve operistike në botë, është realizuar.

“Të dashur artdashës, në andrrën time të madhe, ju jeni madhështia. Ju faleminderit të gjithë atyre që besuan, ndihmuan edhe kontribuan në realizimin e andrrës time: që Prishtina e Kosova të kthehen në një nga skenat e rëndësishme të ngjarjeve operistike në botë. Me pjesëmarrjen tuaj e dëshmoni dhe vërtetoni kulturën e civilizimin që kjo shoqëri e bartë në vete”, ka shkruar Lahaj.

Tutje, ai tha që pjesëmarrja masive në festivalin e tij ndërkombëtar, ishte edhe një mesazh që Kosova ka nevojë për një qendër multifunksionale ku përfshihet Opera, Filharmonia, Baleti, Ansambli Popullor e institucione tjera.

“Rame Lahaj International Opera Festival” filloj më 21 korrik dhe zgjati deri më 31 korrik./Shqip.com