Sport Ndërkombëtar

Lacazette shkëlqen – qysh në ndeshjen e parë me Lyonin

Alexandre Lacazette

Në Francë është rikthyer pas gjashtë viteve.

Por, i mjaftoi vetëm një ndeshje që të shënonte gol.

Alexandre Lacazette – ka realizuar në rikthimin e tij në Lyon – në takimin hapës të Ligue 1, ndaj AC Ajaccio.

Qendërsulmuesi 32 vjeçar – realizoi nga pika  e bardhë në minutën e 22-të dhe “Groupama Stadium” shpërtheu në festë.

Në total, ky ishte goli i 101 i Lacazettes me fanellën e Lyonit.

Teksa, ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.

Skuadra me traditë – po synon që në këtë kampionat të zë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi sezonën e kaluar e mbylli në pozitën e shtatë./Shqip.com